“Nuk ka prova që ushqimi është burim apo rrugë transmetimi i Covid-19”

Nga A2 CNN
23 Mars 2020, 14:03 | Aktualitet
“Nuk ka prova që ushqimi është burim apo rrugë

Autoritetet Evropiane të Sigurisë Ushqimore (EFSA), janë prononcuar në lidhje me mundësinë e kontaminimit nga produktet ushqimore me Covid-19.

Nuk ka asnjë provë që koronavirusi i ri mund të transmetohet nga ushqimi. Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) përsëriti këtë përmes fjalëve të drejtoreshës së saj shkencore Marta Hugas, e cila shprehet se "përvojat me shpërthime të mëparshme të epidemive që i atribuohen koronaviruseve, siç janë ato të SARS dhe MERS, tregojnë se transmetimi përmes konsumit të ushqimit nuk vërtetohet. Aktualisht nuk ka asnjë provë që koronavirus është i ndryshëm nga viruset e tjerë për sa i përket transmetimit përmes konsumit të ushqimit”.

Edhe sipas ECDC, Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, është e pamundur që ushqimi të jetë një burim i transmetimit të virusit. Në fakt, edhe nëse në origjinën e epidemisë në Kinë ka pasur një kalim të koronavirusit të ri nga kafshët te njerëzit, tani patogjeni po përhapet nga një person në tjetrin, kryesisht përmes teshtitjes dhe kollitjes.

Po kështu, edhe Instituti Federal Gjerman për Vlerësimin e Riskut (BfR) ka të njëjtin mendim: "Aktualisht nuk ka raste të provuara të infektimit nga ky lloj i ri i koronavirusit përmes rrugëve të tjera të infeksionit, siç është konsumimi i ushqimit të kontaminuar."

OBSH-ja gjithashtu, pretendon se aktualisht nuk ka prova të transmetimit të koronavirusit përmes ushqimit. Sidoqoftë, pasi njohuritë tona për virusin e ri janë akoma të kufizuara, OBSH-ja ka publikuar një numër rekomandimesh paraprake për përgatitjen dhe konsumimin e ushqimit, siç është:

• mbajtja e distancës të paktën 1 metër nga njëri-tjetri gjatë blerjes së produkteve ushqimore,

• larja e duarve gjithmonë para gatimit dhe pasi prek ushqimin e papërpunuar,

• shmangien e konsumit te produkteve ushqimore me origjinë shtazore te papjekur ose pak te pjekur,

• larjen e frutave dhe perimeve,

• respektojnë rregullat normale të higjienës për të shmangur kontaminimin e kryqëzuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos