Filtri i parë për COVID-19, çadra në QSUT për kontrollin e urgjencave të tjera

Nga A2 CNN
23 Mars 2020, 15:10 | Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur  çadra në hyrjen e Urgjencës kryesore në QSUT, për të gjithë personat të cilët do të kenë urgjenca të të gjitha llojeve dhe do tu nevojitet kontrolli mjekësor.

Çadrat do të funksionojnë për parë nëse qytetarët të cilët vuajnë nga shqetësime të tjera, janë gjithashtu të prekur edhe nga koronavirusi. E gjithë kjo për të parandaluar kontaktin e panevojshëm me ambientet e brendshme të spitalit nga pacientë që rastësisht mund të mbartin virusin dhe nuk janë në dijeni.

Nëse ata rezultojnë pozitivë, atëherë do të zhvendosen menjëherë në spitalin infektiv dhe do të caktohet prej andej kur mund t’i nënshtrohen ndërhyrjeve nëse është e domosdoshme.

https://www.youtube.com/watch?v=71rgZSMKnEo

Një staf i mirë trajnuar do të qëndrojë në shërbim 24 orë dhe pa ndërprerje për t’i pritur këta persona. Qytetarët do të vizitohen në çadrat në spitalin “Nënë Tereza” pas kontaktimit të autoambulancave, por të gjithë ata që e ndjenë urgjente shtrimin në spital, mund t’i drejtohen këtyre çadrave edhe personalisht.

Deri këtë të hënë, në Shqipëri janë konfirmuar 104 persona të prekur me koronavirus, nga të cilët 4 kanë ndërruar jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos