Dy aksidente në Vorë, 4 të plagosur

Nga A2 CNN
1 Korrik 2020, 13:12 | Kronikë
Dy aksidente në Vorë, 4 të plagosur

Dy aksidente automobilistike kanë ndodhur pak pas mesdite në Vorë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë 2 muajsh.

Sipas policisë, aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 12:30, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka mbetur i plagosur drejtuesi i njërit prej tyre.

Ndërkohë, vetëm 10 minuta më pas, u përplasen sërish dy automjete, ku të plagosur mbetën 3 persona, shoferi i njërës prej automjeteve, pasagjerja dhe fëmija i saj vetëm 2 muajsh, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos