Fotografi Yan Hidayat përjetësoi momentet e mahnitshme kur një bretkosë u ngjit në pjesën e prapme të një breshke “për një udhëtim mikeshash.”
Shkrepjet u realizuan në Padang në ishullin Sumatra dhe fotografi 35-vjeçar e përshkruan ndjesinë si të pabesueshme.
“Isha pak metra larg tyre dhe ishte e pabesueshme të shihje një miqësi kaq të afërt midis një breshke dhe një bretkose. Kafshët janë miqtë tanë”, u shpreh ai, teksa apeloi që ato të mos keqtrajtohen. (A2 Televizion)