Dybala u përgjigjet fyerjeve bardhezi: E di që e keni të vështirë, por unë tani luaj për Romën

Nga A2 CNN
6 Mars 2023, 14:19 | Futboll
Dybala u përgjigjet fyerjeve bardhezi: E di që e keni të

“E di që e keni të vështirë, por unë tani luaj për Romën”. Në këtë mënyrë, Paolo Dybala i përgjigjet tifozëve të Juventusit të cilët nuk e përtypën aspak mirë festën e ishit të tyre pas golit dhe fitores së Romës në “Olimpico”.

Kritikat, por edhe fyerjet vërshuan në profilin e argjentinasit pas ndeshjes duke e cilësuar “La Joya” si një lojtar të vogël dhe pa respekt për klubin ku qëndroi për 8 vjet. Megjithatë, mediat italiane zbulojnë një bisedë private të Dybalas me tifozët.

“E di që është e vështirë për ju, por unë sot luaj për një skuadër tjetër me shokë të tjerë që meritojnë respekt. Nuk ishte e lehtë fitorja dhe për ne ishte e rëndësishme. Respekti do të ekzistojë gjithmonë, mos hidhni “shashka” në rrjetet sociale. Nuk festova golin dhe nuk i shkova në fytyrë askujt. Më vjen keq që e shihni kështu. Ju përqafoj dhe jua dua shumë të gjithëve”, lexohet në një bisedë të Paolo Dybalas në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos