Dyfishohen viktimat në Itali, mbi 4 mijë raste të reja

Nga A2 CNN
14 Shtator 2021, 18:25 | Bota
Dyfishohen viktimat në Itali, mbi 4 mijë raste të reja

24 orët e fundit kanë shënuar një rritje të viktimave nga koronavirusi në Itali.

Sipas buletinit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë 72 persona të tjerë kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprurës, nga 36 që ishin një ditë më parë. Me këto shifra bilanci i viktimave që nga nisja e pandemisë shkon në mbi 130 mijë.

Gjithashtu, nga 318 mijë testime të kryera 4021 prej tyre rezultuan pozitiv. Aktualisht në mbarë vendin janë ende 122 mijë persona aktiv me Covid. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos