Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi shtyrjen e ndeshjes së Superligës Kastriotit-Bylis, e parashikuar për t’u luajtur ditën e diel. Shtyrja u bë për shkak të kërcënimit të arbitrave. Sipas organit më të lartë të futbollit shqiptar, arbitrat e këtij takimi që do të luhej në stadiumin e Kamzës janë kërcënuar që mbrëmjen e kaluar dhe për këtë arsye çështja i ka kaluar autoriteteve për t’u hetuar. Producenti i sportit në A2 CNN, Erald Kodheli sqaron se çfarë ka ndodhur dhe atë që pritet të ndodhë. (A2 Televizion)
E paprecedentë në Superligë: Kërcënohen arbitrat, shtyhet ndeshja Kastrioti-Bylis
