
Një tjetër mister i shtohet vdekjes së boksierit Boris Stanchov në Shkodër. Bullgari, që në Shqipëri doli në ring me emrin e një boksieri tjetër sepse nuk kishte licencë, sipas deklaratave të shokut të tij të ekipit, para ndeshjes kishte marrë një ampulë me një substancë të panjohur.
“Trajneri i dha një ampulë me përmabjtje të panjohur, të cilën nuk e njoh. Kjo ndodhi për ta dobësuar, në mënyrë që të humbiste, por ai nuk pranoi ta pinte. Gjithsesi, përbërësi i ampulës iu hodh në një gotë uji dhe Borisi piu gjysmën”, tha shoku i tij.
Ky ishte detaji rrënqethës i zbuluar nga shoku i tij Ruslan Nikolov, i cili mund të tregojë shumë për ngjarjen.
Ndërkohë, trajneri i ekipit kombëtar të boksit amator Zef Gjoni u shpreh në lidhje me ngjarjen e rëndë se trajneri duhet të kishte ndërprerë ndeshjen që pas simptomave të pazakonta të shfaqura nga viktima, Boris Stançov.
Misteri i ndarjes nga jeta të boksierit bullgar me identitet të dyfishtë vazhdon, deri në publikimin e rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore. Aty pritet të përcaktohet shkaku i vdekjes dhe substanca e përdorur nga Boris Stanchov. (A2 Televizion)