Ditën e djeshme ka nisur Festivali Ndërkombëtar i filmit “Dea Open Air” dhe ky edicion i dhjetë mbahet në kryeqytet. Filmat e paraqitur dhe autorët që marrin pjesë në konkurim i janë nënshtruar seleksionimit paraprak të komisioneve ndërkombëtare. Në garë janë 38 filma, nga të cilët 7 në seksionin e filmit me metrazh të gjatë ose konkurimin kryesor, 18 në seksionin e filmit të shkurtër, 6 në seksionin e filmit studentor dhe 7 në seksionin e filmit dokumentar. Edmond Topi, drejtori i festivalit, ishte i ftuar në studion e “Dita Jonë, në A2 CNN. (A2 Televizion)
Edicioni i dhjetë i “Dea Open Air”
