Veliaj flet me AI nga burgu: Edhe në Hënë të më çoni, u qëndroj besnik prioriteteve të mia!

Nga Armand Bajrami
6 Nëntor 2026, 19:16 | Politikë

Erion Veliaj përdori edhe njëherë tjetër inteligjencën artificiale për të komunikuar me banorët e Tiranës dhe mjedisin politik të saj.

Nga qelia e Fierit këtë herë nuk foli për letrat e ditarit të tij, kërcënimet apo shantazhet politike, por për shërbimet sociale të qytetarëve të Tiranës.

 “Pasi më rrëmbyen nga zyra e Kryetarit të Bashkisë me letra anonime, pasi tentuan të më shkarkonin nga detyra në mënyrë antikushtetuese, pasi e bënë çorbë menaxhimin e Tiranës, pasi më persekutojnë dhe më mbajnë në paraburgim politik prej 20 muajsh, në një ping-pong gjykatash, pasi më rrëmbyen për të më ndërruar birucën pa një shkresë te vetme dhe pasi më kërcënuan edhe aty, përsëri sot miratova projektet për 15 çerdhe dhe kopshte të reja për fëmijët e Tiranës!

Me këto projekte, numri i çerdheve dhe kopshteve të ndërtuara apo të projektuara gjatë administrimit tim arrin në 130!”

Në fund dha dhe një mesazh vendosmërie pë rata të cilët akuzon se e kanë burgosur dhe internuar nëpër burgje.

 “Jo në Durrës e Fier, por edhe në Hënë po të duan të më internojnë, unë do t’u qëndroj besnik prioriteteve të mia!”

Erion Veliaj u transferuar nga paraburgimi i Durrësit në Burgun e Fierit më 28 tetor të këtij viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos