Ekuadori prish festën e të zotëve të shtëpisë, dominim total kundër Katarit në ndeshjen e parë të Botërorit

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2022, 18:59 | Futboll
Ekuadori prish festën e të zotëve të shtëpisë,

Ekuadori triumfoi 2-0 përballë organizatorëve të Katarit në stadiumin, Al Bayt. Dueli nisi menjëherë me shumë diskutime dhe polemika pas një goli të anuluar që në minutën e tretë me autor Valencia, por gjithçka u anulua nga sistemi VAR.

Megjithatë, futbollisti 33-vjeçar, Ener Valecia, ishte padyshim protagonisti absolut i sfidës. Pas shumë tentativash drejt portës, lojtari i Fenerbahçes shënoi dy herë, duke bërë çdo gjë më të lehtë për kombëtaren e Ekuadorit.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, fillimisht një penallti bëri që kombëtarja e Ekuadorit të kalonte në avantazh. Edhe pas këtij goli, dominimi i miqve vazhdoi. Valencia shënoi dhe golin e dytë dhe mbylli llogaritë. Në pjesën e dytë, mundësitë për të shënuar nuk munguan, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Dy ekipet e tjera të këtij grupi, Holanda dhe Senegali, do të luajnë të hënën në orën 17:00. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/20/morgan-freeman-muzike-dhe-valle-me-shpata-ceremonia-hapese-e-kupes-se-botes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos