Shpresat e Shqipërisë janë mposhtur në një ndeshje miqësore 4-2 nga Mali i Zi këtë të diel.
Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi, me shumë lojtarë të rinj, arriti të shënojë dy gola në këtë përballje, një prej të cilëve me anë të Pajazitit, lojtar i cili është pjesë e Fulhamit në Angli, nga një goditje dënimi.
Megjithatë, Mali i Zi u tregua më i saktë, duke përfituar edhe nga gabimet në mbrojtje të kuqezinjve dhe realizoi 4 gola.
Megjithatë, ky test miqësor pritet t’i vlejë trajnerit Bushi, i cili pati mundësinë të ndiqte nga afër disa prurje të reja në skuadër, një prej të cilëve ishte edhe Pajaziti. (A2 Televizion)