Ekzekutimi i Nandit të bujtinave, ekstradohet nga Danimarka ekzekutori i biznesmenit

Nga A2 CNN
13 Shtator 2019, 08:51 | Kronikë
Ekzekutimi i Nandit të bujtinave, ekstradohet nga Danimarka ekzekutori i

Interpol Tirana ekstradoi nga Danimarka Kristjan Sulajn, i dyshuari kryesor në vrasjen me armë të Ferdinand Polisë i njohur ndryshe si Nandi i Bujtinave. Për ekzekutimin e 32-vjeçarit, në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë, në pranga ranë dhe tre të rinj, por ekzekutori arriti të humbte gjurmët.

https://a2news.com/2019/03/21/vrasja-ne-shkoder-shoku-i-viktimes-tregon-dinamiken-e-krimit/

27-vjeçari Sulaj ishte në kërkim ndërkombëtar prej muajit mars dhe është arrestuar në Kopenhagen, ndërsa mëngjesin e kësaj të premteje është ekstraduar në Tiranë për t'u përballur me akuzat e vrasjes me dashje në bashkëpunim. Tre të arrestuarit e tjerë që u kapën menjëherë pas vrasjes janë Alfred Martini 20-vjeç, që është vëllai i autorit, dhe dy vëllezërit Gilbert Toma e Kleandro Toma, të dy banues në lagjen “Skënderbeg”.

Kristjan Sulaj arriti që të arratisej menjëherë përmes Muriqanit në Malin e Zi dhe më pas në Danimarkë. Vëllai i autorit, Alfred Martini deklaroi pas arrestimit se ia kishte dhënë makinën vëllait, Kristjanit, por pa ditur se çfarë do të bënte.

Nandi i Bujtinave u ekzekutua pasditen e 20 marsit teksa udhëtonte me një makinë fuoristradë. Ekzekutorët i bënë pritë dhe e qëlluan me pistoletë me silenciator.  Për sa i përket motivit, policia ende nuk e ka mësuar, ndërsa me arrestimin e autorit kryesor të dyshuar, pritet që të zbardhen dhe rrethanat e krimit të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos