“Guri më rëndë peshon në atdhe, po edhe në vend të huaj asnjëherë nuk e humb peshën”. Mantelbardhët shqiptarë, krenaria e kombit.
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë që drejtohet nga dr. Elona Meta e regjistruar pranë gjykatës në Gjermani, sot është ndër Federatat më aktive në Gjermani dhe Evropë. Kjo federatë ka bërë bashkë me dhjetëra mjekë të profesioneve të ndryshme nga mbarë Evropa dhe potencialin e tyre profesional në fushat mjekësore i kanë vënë në shërbim të pacientëve shqiptarë në të gjitha trojet shqiptare e më gjerë në këtë kohë kur pandemia e koronavirusit ka pushtuar të gjithë botën pa kursyer asnjë moshë.
Duke i mbetur besnik ëndrrës kur ishte vetëm 18 vjeç se do studiojë mjekësinë dhe dijen do ta vë në shërbim të njerëzimit, Elona si një nga 10 nxënësit më të mirë në Shqipëri arrin të regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, për t’u diplomuar si studente ekselence.
Viti 2006 e gjen Elona Metën në krye të Shoqatës "Mjekët e së Ardhmes" të cilën e themeluan me një grup studentësh të dalluar me të vetmin qëllim që të depërtojnë në rrethe të reja shkencore ndërkombëtare që në këtë kohë studentët nga Shqipëria vështirë e kishin të depërtonin. Përkrahje të madhe dhe nxitje Elona mori edhe nga motra e saj Aurora që ishte në përfundim të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë.
Dashurinë për dijen Elona nuk e ndali këtu. Ajo me një vizion të qartë dhe afatgjatë i cili do ta shoqërojë tërë jetën e vazhdon me integrimin e Organizatës studentore “Mjekët e së Ardhmes në organizatat si motra Evropiane siç është Asociacioni i Federatës Internacional i studentëve të mjekësisë si dhe në Asociacionin Evropian të studentëve të mjekësisë në vitin 2012.
Kyçja në këto dy asociacione ndërkombëtare i hap rrugë te reja Shoqatës së Mjekëve shqiptar në këmbimin e përvojave dhe marrjes së dijes edhe nga qendrat dhe universitetet jashtë Tiranës.
Elona dhe shumë studentë të tjerë që në shpirt iu flinte dëshira për dije u angazhuan në sensibilizimin e studentëve në organizimin e Konferencave Mjekësore, Shkollave verore, vizitave mjekësore falas, trajnimeve në zonat e ndryshme rurale dhe në Tiranë.
Falë këtij aktiviteti OMA (Organizata mjekët e së ardhmes) së cilës i printe Elona Meta, arriti që të fillojë bashkëpunimin me Universitetin Witten në Gjermani dhe universitetet e tjera evropiane dhe në këtë kuadër edhe dërgimin e studentëve shqiptarë të mjekësisë në Klinika për të bërë punë praktike dhe mbledhje përvojash jashtë Shqipërisë.
Ky sukses bëri që studentët shqiptarë të japin një shembull për të mirë në qendrat mjekësore ku ata patën fatin të shpalosin njohurit e tyre të fituara në Shqipëri.
Viti 2013 Elona Metën e gjen me diplomën e Fakultetit të Mjekësisë me rezultata te larta.Si mjeke e re nuk lë vend pa trokitur për t'u punësuar në vendlindje dhe për të shfryrë gjithë atë dije e vullnet që kishte mbledhur gjatë viteve të studimeve. Si mantilbadhë ëndërronte t’u dhuronte njerëzve të sëmurë këshillat dhe urimin për shërim sa më të shpejt. Kjo dëshirë nuk iu plotësua asnjëherë ngase dija në Shqipëri nuk çmohej po nuk ia mbushe gushën dikujt. Në një situatë të tillë Elona Meta vendos ta ndjekë rrugën e motrës së madhe Aurora Meta edhe kjo studente ekselence që pas përfundimit të studimeve nuk arriti të punësohej si mjeke në Shqipëri dhe mori rrugën e mërgimit si shumë studentë të tjerë shqiptarë.
Viti 2013 është viti më i vështirë për Elonën, vit kur fizikisht duhet t’ia kthejë shpinën Fierit ku lindi, Patosit ku rriti shtatin dhe Tiranës ku kreu gjimnazin dhe studimet. Në mes mallit dhe lotëve Elona zgjodhi dëshirën për t’i kapur majat e shkencës së mjekësisë.
Këmbëngulja e saj e solli në prag të realizimit të synimeve për të cilat ia ktheu shpinën atdheut dhe prindërve që ndanë kafshatën për t'i dhënë Shqipërisë dy mjeke të shkëlqyera, e Shqipëria nuk bëri asgjë që së paku njërën nga motrat t'ua lë roje dy prindërve të moshuar që të kujdesen për ta.
Elona duke ndjekur rrugën e motrës së madhe Aurora e cila veçse kishte mbaruar specializimet në Gjermani dhe ka arritur të hapë një klinikë private në Wölfenbüttel në periferi të Hanoverit, Elona fillon punë si mjeke specializante në Spitalin Universitar të Göttingenit dhe në të njëjtën kohë i është rrekur studimeve shkencore në Klinikën Universitare në Hanover.
Sot Elonën e takojmë si mjeke të familjes në klinikën e motrës së saj, Aurora Meta Dollenberg, si mjeke ku dy motrat kanë bashkuar dijen dhe mundin të realizojnë atë që nuk arritën ta bëjnë në vendlindje, ta bëjnë në vend të huaj, Gjermani. Po Gjermania nuk është më vend i huaj për to. Elona përveç që ka arritur të bëhet një specialiste e shkëlqyer në jetë ka sjellë edhe Luizën si fryt i dashurisë së Elonës dhe Stefanit.
Andaj, tani e tutje Elonën do e gjejmë dhe do e njohim si Elona Meta Haubrich. Duke i mbetur besnik ëndrrave studentore si kryetare e “Organizatës Mjekët e së Ardhmes” sa ishte studente në Shqipëri, mori iniciativën të kontaktoj me kolegët e saj në mbarë Evropën e më larg, lidhjet e të cilëve ishin shkëputur që nga 2013 ku shumë prej tyre kishin mërguar në vende të ndryshme të nisin idenë e bashkimit, po kësaj here në themelimin e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë. Te parës ia propozoi Aurorës ku edhe e gjeti përkrahjen nga Aurora. Përkrahje të ngjashëm mori edhe nga shumë mjekë e specialistë të shpërndarë në shumë vende evropiane.
Viti 2019 është viti i kurorëzimit të kësaj ëndrre me rastin e regjistrimit pranë organeve gjermane të Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë. Selia e Federatës është në Wölfenbüttel të Gjermanisë së cilës i prin Dr. Elona Meta Haubrich.
Prioriteti kryesor i Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë është:
– Rrjetëzimi i mjekëve shqiptarë në Evropë e më gjerë.
– Rritja e mëtejshme akademike
– Shkëmbimi profesional
– Lobimi pozitiv dhe konstruktiv nëpërmjet punës për shqiptarët dhe trojet tona etnike
– Mbrojtja e të drejtave të mjekëve shqiptarë që punojnë jashtë atdheut.
-Mobilizimi i dijes dhe profesionistëve në fushën e mjekësisë në situata të caktuara në atdhe dhe në vendet ku punojmë.
- Këmbimi i eksperiencave të fituara në Evropë nga mjekët shqiptarë dhe vënia e tyre në shërbim të pacientëve shqiptarë në atdhe.
-Organizimin e Konferencave Shkencore në qytetet kryesore shqiptare dhe në Diasporë.
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë nga dhjetori e deri më sot, deklaron kryetarja e kësaj Federate Zonja Elona Meta Haubrich ka zhvilluar një aktivitet të jashtëzakonshëm në organizimin e konferencave mjekësore shkencore në disa vende si në Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Milano dhe Holandë.
Lajmërimi i Pandemisë së koronavirusit në Kinë, e më vonë edhe në Evropë dhe Amerikë, federatën e ka zënë në kulmin e planifikimit të Konferencave Shkencore Mjekësore në shumë vende të Evropës dhe SHBA-së.
Edhe pse terminet kanë qenë të planifikuara, përparësi i kemi dhënë organizimit të aktivitetit tonë humanitar për të prekurit me koronavirus në trojet shqiptare dhe këtë aktivitet e kemi orientuar në këshillime profesionale nga ekspertët tanë të fushave të caktuara në mjetet e informimit publik dhe tani së fundmi kemi nxjerrë edhe këshillimet tona nëpërmjet faqes sonë së internetit, ku të interesuarit mund të kyçen për t'u njohur me këtë virus dhe marrjen e këshillave nga anëtarët e Federatës nga shumë qendra evropiane.
Federata ka hartuar edhe një faqe në internet ku çdokush që ka probleme mund të këshillohet online falas nga mjekët e Federatës. Në fund kryetarja falënderon të gjithë mjekët që me këshillimet e tyre profesionale kanë kontribuuar në sensibilizimin e popullatës që të respektojnë rregullat dhe t'i shmangen infeksionit me këtë virus që nuk njeh kufij e as moshë.
Falënderoj nga zemra të gjithë mjekët që deri më sot janë kyçur në këtë mision, sa human, por edhe kombëtar. Kam dëshirë që secilin ta falënderoj në veçanti, u shpreh Dr. Elona Meta Haubrich, kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptar në Evropë:
Prof. Dr. Philip F. Caushaj – Shef i Klinikës së Kirurgjisë në USA; Dr. Fahri Beqa – Kardiolog në Klinikën e tij private në Berlin-Gjermani; Dr. Teni Kamberi – Anestezist Reanimator në Francë; Dr. Rushit Salihi – Specialist Pediatër në Slloveni; Dr. Med. Ramadan Jashari – Kardiokirurg, drejtor i Europen Homograft Bank në Bruksel (Belgjikë); Dr. Shaip Shoipi – Specialist Urolog në Zagreb; Dr. Gazmend Berisha Anestezist – Reanimator; Mjek Intensiv, Dr. Gani Zeka Internist në Ordinancën e tij në Poloni; Prof. Dr. Gani Bajraktari – Kardiolog në Spitalin Universitar në Prishtinë, Dr. Arbesa Qinami Obseter – gjinekologe në Spitalin e Varshavës; Dr. Alba Proko Stasa – Pediatre në Ordinancën e saj në Gjermani; Dr. Genc Selmani – Mjek i përgjithshëm në Kërçovë; Dr. Nezir Sela – Kirurg Ortoped dhe Dr. Donika Sela – Internistë në Vienë; Dr. Arbër Morina – Kirurg i përgjithshëm në Spitalin Universitar në Prishtinë; Dr. Kozeta Proko – Mjeke e Laboratorio Analisi di Castelfranco Veneto; Dr. Arlind Lika – Mjek Urgjence në Mal të Zi; Dr. Vedat Eljezi – Anestezist në C.H.U de Clermont-Ferrand në Francë; Dr. Arjola Bano – Interniste dhe kërkuese shkencore në Universitetin e Bernit; Dr. Altin Ndroi – internist në Spitalin Universitar ne CHU de São João Portugal; Dr. Besmir Sella – Mjek i përgjithshëm në Mal të Zi; Dr. Afërdita Bylykbashi – Mjeke Preventive në Holandë;Drs.Ariana Cakiqi ,Farmaciste në Holandë; Dr. Everest Bacaj – Mjek Farmacist dhe Laboratorist në Angli; Dr. Aurora Meta Dollenberg – Mjeke Urgjence në Gjermani; Dr. Lindita Xhemshiti – Mjeke Stomatolge në Gjermani; Dr. Arjan Mullahi – Shef Klinike Kirurgji-Ortopedi-Traumatologji; Dr. Geriolda Topi – Mjeke Endokrinologe-Transplantive; Dr. Ardit Seitaj – Kirurg abdominal; Prof. Dr. Fadil Çitaku – Profesor i Pedagogjisë; Dr. Kita Sallabanda Diaz-Neurokirurg në Spanjë; Dr. Evelina Sulaj Skenderi – Mjeke në Itali; Dr. Besnik Nurboja -Mjek Urgjence në Angli; Dr. Refet Nura – Mjek Urgjence në Suedi; Dr. Elona Meta Haubrich – Mjeke Familje në Gjermani; Dr. Anila Bellçishta. Ortopedi- Maqedoni e Veriut. Dr.Zana Nikolla,Gastroentereloge-Neë York USA.Dr. Valbona Selimaj,Pediatre dhe Infektologe,Brusel- Belgjikë.Dr.Monika Kreka,Pediatre në Qendrën Spitalore Universitare-Tiranë.
Duke i uruar suksese të gjithë mjekëve të kyçur në kontribut dhe një në kuadër të kësaj federate po e mbyllim portretin për Elona Meta Haubrich me porosinë se:
“Sëmundja, më mirë është të pengohet, sesa më vonë të shërohet". (A2 Televizion)