EMA: Po verifikojmë efektet e AstraZeneca, por nuk ka lidhje direkte mes kësaj vaksine dhe trombozave

Nga A2 CNN
16 Mars 2021, 14:46 | Aktualitet
EMA: Po verifikojmë efektet e AstraZeneca, por nuk ka lidhje direkte mes

“Mijëra persona kanë pësuar mpiksje gjaku dhe duam të shohim nëse kjo gjë ka lidhje me vaksinën AstraZeneca”. Kështu deklaroi sot drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Europiane të Barnave (EMA), Emer Cooke, në një konferencë për shtyp.

“Po bëjmë një analizë rigoroze të rasteve të trombozave. Do të analizojmë çdo rast. Të enjten do të dalim në një përfundim dhe do të njoftojmë nëse do të ndërmarrim veprime të tjera”, shtoi kreu i EMA-s.

Por, Cooke theksoi se nuk ka të dhëna për një lidhje direkte mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut.

“Mendojmë se avantazhet e vaksinës janë më të mëdha sesa rreziqet”, nënvizoi Emer Cooke. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/16/suedia-behet-vendi-i-15-te-europian-qe-ndalon-vaksinen-astrazeneca/

A2 CNN Livestream

Latest Videos