Çfarë është Neni 5 i Traktatit të NATO-s?

Nga A2 CNN
2025-06-25 10:40:00 | Bota

Çfarë është Neni 5 i Traktatit të NATO-s?

Ka pasur shumë diskutime rreth Nenit 5 të traktatit të NATO-s sot, pasi Presidenti Donald Trump dje refuzoi të konfirmonte në mënyrë të qartë se SHBA-të mbeten të përkushtuara ndaj tij.

Sipas mediave të huaja, sot kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere, tha se beson që SHBA-të i përmbahen plotësisht detyrimeve të tyre ndaj NATO-s dhe klauzolës së Nenit 5 mbi mbrojtjen e ndërsjellë.

Por ne ende presim të dëgjojmë nga vetë autoritetet amerikane për këtë, në mënyrë që gjithçka të qartësohet, shkruan A2 CNN.

Por, çfarë është Neni 5 i NATO-s?

Shkurt, kjo është ideja themelore e mbrojtjes kolektive.

Kur u nënshkrua në vitin 1949, qëllimi i Traktatit të Atlantikut të Veriut - mbi të cilin u themelua NATO - ishte të krijonte një pakt ndihme të ndërsjellë.

Në atë kohë (dhe gjithmonë e rëndësishme sot), kjo ishte për të kundërshtuar rrezikun që Bashkimi Sovjetik do të kërkonte të zgjeronte kontrollin e tij mbi Evropën Lindore në të gjithë kontinentin.

Neni 5 thotë se anëtarët e aleancës "bien dakord që një sulm i armatosur kundër njërit ose më shumë prej tyre në Evropë ose Amerikën e Veriut do të konsiderohet një sulm kundër të gjithëve".

Prandaj, anëtarët bien dakord që "nëse ndodh një sulm i tillë i armatosur, secili prej tyre, në ushtrim të së drejtës së vetëmbrojtjes individuale ose kolektive të njohur nga Neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, do të ndihmojë Palën ose Palët e sulmuara duke ndërmarrë menjëherë veprime".

Në thelb, një sulm kundër një aleati të NATO-s është një sulm kundër të gjithëve dhe mund të justifikojë një përgjigje më të gjerë nga aleanca në tërësi.

Duke pasur parasysh këtë, përgjigjia e paqartë e Trumpit mbi një angazhim ndaj artikullit, mund të ketë pasoja të rëndësishme nëse SHBA-të vendosin të mos e zbatojnë atë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos