Aksioni i IMT-së në Theth, banorët e kundërshtojnë, përplasen me policinë

Nga A2 CNN
2025-07-08 19:58:00 | Aktualitet

Aksioni i IMT-së në Theth, banorët e kundërshtojnë,

Dhjetëra banorë të fshatit turistik të Thethit, të cilët kundërshtojnë për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonë, janë përplasur pasditen e sotme me policinë, pasi kërkuan shpjegim për aksionin e IMT-së.

“Na jena këtu, 300 vjet, 400 vjet mor. Derisa ka le Perëndia, dhe pa pas konflikt me kënd…”

“Na nuk jena njerëz kundra ligjit, duam një njeri që drejton në IMT, kush është? Ju lutem të flasim me të. Kaq kërkojmë. Ju jeni punonjës policie, na u kuptojmë se ju s’na keni asnjë lloj borxhi.”

Policët në terren janë përpjekur t’i largojnë banorët e Thethit që janë duke protestuar, teksa një prej efektivëve dëgjohet duke thirrur me zë të lartë: “Jashtë objektit të tan, shpejt”.

Nuk kanë munguar as momentet e tensionit deri në kufijtë e përplasjes fizike mes disa banorëve dhe efektivëve të policisë.

Nuk kapet qashtu siç kap ti mor burrë, se jena në pronë tonë mor burrë”, i është drejtuar një banor, njërit prej policëve, i cili prej krahu kërkonte ta largonte nga objekti ku mjetet e rënda të IMT-së janë duke kryer shembjen.

“Unë jam në vend tem, në shpinë teme mor burrë. Këtu e kena shpinë, tan fshati, këtu”, ia ktheu qytetari pas një tentative të radhës të efektivit për ta larguar me forcë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos