Nancy VanHorn takim me Dumanin: Faleminderit për guximin në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e SHBA-së

Nga A2 CNN
2025-07-10 14:49:00 | Kronikë

Nancy VanHorn takim me Dumanin: Faleminderit për guximin në

Ditën e sotme, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, u takua me Kreun e SPAK, Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të përkushtuar që janë pjesë e këtij institucioni.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm, shkruan A2 CNN.

Po ashtu, ajo falënderoi Dumani “për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë”.

“Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kreun e SPAK Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të përkushtuar që janë pjesë e këtij institucioni. Znj. VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm dhe falënderoi Z. Dumani për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos