Qarkullonte me pistoletë me silenciator me vete, arrestohet 19 vjeçari në Vlorë dhe drejtuesi i mjetit

Nga A2 CNN
2025-04-03 11:55:00 | Kronikë

Qarkullonte me pistoletë me silenciator me vete, arrestohet 19

Një 19-vjeçar në Vlorë ka rënë në prangat e Policisë, pasi është kapur teksa qarkullonte me armë zjarri, tip pistoletë me silenciator pa leje.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se operacioni në fjalë ka ndodhur në mbrëmje, në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, në Radhimë.

Po ashtu sipas Policisë, në pranga ka rënë edhe drejtuesi i automjetit për mos-kallëzim krimi, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Nightfall”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri pistoletë me silenciator, në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

Vihet në pranga dhe drejtuesi i automjetit, për moskallëzim krimi. 

Sekuestrohet arma e zjarrit.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Nightfall”.

Gjatë këtij operacioni, në mbrëmje, në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, në Radhimë, është ndaluar për kontroll një automjet tip “Mercedes Benz” me të cilin qarkullonin 2 shtetas. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, pasagjeri ka hedhur nga automjeti një çantë dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit në çantën marsup, u gjet një armë zjarri pistoletë me silenciator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

P. K., 19 vjeç, banues në Orikum, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

B. K., 34 vjeç, banues në Orikum, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. 

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për rastin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Live Updates

Latest Videos