Teatri Skampa i Elbasanit ndër vite ka lënë gjurmën e tij jo vetëm në kulturën e qytetit, por edhe në zhvillimin e teatrit në Shqipëri. Dhe këto gjurmë janë lënë nga aktorë dhe aktore, regjisorë e shkrimtarë e deri tek punonjësit e skenës dhe të pas skenës.
Menaxherja e produksionit të teatrit Skampa, ka sjellë për artdashësit e Elbasanit por jo vetëm një libër të titulluar “Yjet e skenës Elbasanase”, një libër që i kushtohet në mënyrë të veçantë grave që kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite në Teatrin Skampa.
Që nga regjisoret, aktoret e deri tek punonjëset e paskenës.
Tashmë edhe brezi i ri do të kenë një mundësi më shumë të njihen me një pjesë të rëndësishme të kulturës së qytetit siç janë yjet e skenës Elbasanase. (A2 Televizion)