Berisha: Qytetarët ta shohin grumbullin e karrigeve si feniksin që ngrihet nga hiri për të drejtat e tyre

Nga A2 CNN
2023-11-10 12:26:00 | Politikë

Berisha: Qytetarët ta shohin grumbullin e karrigeve si feniksin që

Në konferencën e përjavshme më gazetarët, Sali Berisha ka përsëritur qëndrimin e tij, se “beteja e nisur nga opozita” është pa kthim.

Duke komentuar pengimin e jetës parlamentare, kreu i grupit të Rithemelimit theksoi se çdo qytetar duhet ta ketë të qartë që po bëhet gjithçka për ta.

“Kanë një muaj që protestojnë për qytetarët. Poshtërim për çdo qytetar, që i mohon të drejtat bazë të Kushtetutës. Prapa atij grumbulli të karrigeve duhet të shohin feniksin që po ngrihet nga hiri për të mbrojtur të drejtat e tyre,” u shpreh Berisha.

Sipas tij, kreu i qeverisë Rama nuk e lejon ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare që kërkon opozita pasi “druhet se mund të dalë i zbuluar.”

Ndërsa, duke u ndalur tek marrëveshja me Italinë, Berisha deklaroi se ai nuk është për protesa, pasi kontributi i Italisë ndaj shqiptarëve është i madh. Por, ai shtoi se marrëveshja nuk vlen.

Ish-kryeministri tregoi edhe se diçka e ngjashme i është kërkuar nga SHBA gjatë kohës së luftës në Irak, kërkesë që ai thotë se e ka refuzuar.

“Kur më është kërkuar një facilitet i tillë nga aleati kryesor strategjik gjatë kohës në Irak, unë me gjithë mirënjohjen, nuk e kam pranuar. Janë kryer operacione të tjera nga më sensistive, por këtë nuk e kam lejuar.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos