Kandidati i Partisë Socialiste për deputet, Toni Gogu ishte i ftuar në emisionin Debat në A2 CNN ku foli për një nga premtimet kryesore të mazhorancës në këtë fushatë elektorale që është anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian dhe marrjen e pasaportës evropiane.
Për Toni Gogun, vetëm PS mund ta realizojë këtë ëndërr shembullore të shqiptarëve, pasi kundërshtarët e kanë bërë të qartë se do të zhbëjnë reformën në drejtësi, një nga kushtet kryesore kjo të integrimit.
“Europianët kanë vënë një datë për anëtarësimin. Ata kanë vendosur që në 2030 të anëtarësojnë vende nga Ballkani në bazë të meritokracisë. Ata kanë thënë që do të paguajnë 6 mld për modernizimin dhe përafrimin e Ballkanit Perëndimor. E treta është procesi i negociatave. Dhe në këtë proces ne kemi ngrirë ne negociata, por në vitet e fundit kemi një hov. Këtë e thonë të gjithë zyrtarët e BE. Sot kemi hapur 2 grupkapituj dhe shpresojm të hapim dhe të tjerë.
Kjo është një detyrë kursi. Siç thotë populli është një moment që shtron menderen dhe punon. Një Shqipëri më e drejtë, ku pandëshkueshmëri merr fund njëherë e mirë nuk mund të bëhet me një forcë politike që i thotë projektit më të madh euroatlantik që do ta prish. Kemi konsistencë të hapur politike me shqiptarët. Shqipëria në BE është kilometri pasues. Ja premtojmë popullit, sepse kanë vendosur evropianët një datë. Nuk mundet një forcë që hedh në erë projektin më të madh euroatlantik, reformën në drejtësi”, tha Gogu. (A2 Televizion)