“Je pak pusht ti Fotaq”- Rama krahason Lul Bashën me Koçin te filmi me teto Ollgën: Tek pull mbi qerre nëpër fshat

Nga A2 CNN
2025-03-25 21:13:00 | Politikë

“Je pak pusht ti Fotaq”- Rama krahason Lul Bashën me

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat në distancë me drejtuesin politik të partisë Koalicioni Euroatlantik, Lulzim Bashën.

Përmes një video në rrjetet sociale, Rama e Krahason Bashën me personazhin e Koçit te filmi ‘Zonja nga Qyteti’, i cili pasi dështoi të martohej, përfundoi i vetëm në fshat mbi një qerre.

Rama i tha gjithashtu me ironi Bashës se ai e ka ‘masakruar’ 2 herë në zgjedhje dhe pasi mundi atë, u përball edhe me Berishën, duke e mundur sipas kryeministrit edhe këtë të fundit.

“E mban mend atë filmin, je pak pusht ti fotaq”, tha Basha më herët, shkruan A2 CNN.

“Vallahi Lulo këtë Fotaqin nuk e mbaj mend, se pushtat janë fusha jote me thënë të drejtën, se ti bën sikur s’kupton, kur të pyesin ‘ore ça bëhet me Gaz Ballokumen’. Unë mbaj mend Koçin, atë të teto Ollgës, artistin që e zgjodhën për dhëndër, por që nuk ngjiti dhe që ngeli tek pull në qerre duke ardhur vërdall në fshat. Ti rruar e qeth je edhe kur të ikën berberi me pushime. Mua më masakrove 2 herë, pastaj iu ktheve bufit, e bone telef fare nuk i le asnjë pupël. Eh mor euroatlantik, katil i madh je”, iu përgjigj Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Live Updates

Latest Videos