Një tjetër përplasje ka ndodhur në Pogradec, pranë Qendrës së Votimit ku ndodhi sherri më herët.
Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet e ditur se disa vetë janë të përfshirë në konflikt. Sipas Policisë dyshohet se personat e përfshirë të jenë familjarë të palëve që u përfshinë në sherrin e parë.
Ndërkohë Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
Njoftimi i Policisë për përplasjen e parë:
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 10:20, shtetasi E. G., që është komisioner në qendrën e votimit nr.3901/00 Pogradec, ka njoftuar tek salla operative, se brenda ambienteve të qendrës së votimit është goditur nga shtetasi L. T.,
Menjëherë është shkuar në afërsi të qendrës së votimit, dhe është bërë shoqërimi i shtetasit L. T., për në ambientet Komisariatit.
Në Komisariat është paraqitur dhe shtetasi E. G., për të bërë kallëzim.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)