“S’ka integrim pa zgjedhje të lira”- Tabaku nga Strasburgu: Duam ndryshime reale që prekin jetët e qytetarëve

Nga A2 CNN
2025-06-19 15:55:00 | Politikë

“S’ka integrim pa zgjedhje të lira”- Tabaku nga

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Stabilizim-Asociimit mes Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë, por pa një deklaratë të përbashkët mes palës opozitare dhe asaj të mazhorancës socialiste.

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, deklaroi se opozita ngriti në këtë takim shqetësimet serioze që lidhen me procesin zgjedhor, mungesën e sundimit të ligjit, korrupsionin e përhapur dhe abuzimet me tenderat publikë.

“Nuk jemi në Strasburg për të firmosur deklarata sa për sy e faqe, por për të kërkuar ndryshime reale që prekin jetën e qytetarëve,” u shpreh Tabaku pas mbledhjes, shkruan A2 CNN.

Ajo theksoi se shqiptarët kanë nevojë që procesi i integrimit të ndihet në jetën e përditshme dhe jo të mbetet një slogan politik në tavolinat e qeverisë.

“S’ka integrim të vërtetë pa zgjedhje të lira, pa demokraci funksionale dhe pa reforma të thella që luftojnë korrupsionin”, nënvizoi Tabaku, duke shtuar se rruga europiane nuk është një destinacion formal, por një betejë për standarde dhe ndryshim të prekshëm për çdo qytetar shqiptar.

Për opozitën, bashkëpunimi me BE-në duhet të bazohet mbi angazhime të sinqerta dhe reforma të vërteta, jo në fasada dhe retorikë boshe.

 

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos