Seanca e fundit e Parlamentit ka nisur me debate për zjarrin në landfillin e mbetjeve në Elbasan.
Opozita kërkoi debat parlamentar, duke thënë se bëhet fjalë për një katastrofë mjedisore, shkruan A2.
Ndërkohë, deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se Kuvendi duhet të mbajë përgjegjësi për kontratat korruptive të inceneratorëve.
"Sot asnjë nga inceneratorët nuk punon, Kuvendi duhet të marrë përgjigje për tre kontrata korruptive. Ky skandal mjedisor vazhdon dhe agravohet. Nëse kuvendi nuk diskuton për këtë për çfarë do diskutojë. I bashkohemi kërkesë së Gjergjit për të pasur debat parlamentar për këtë çështja".
Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, tha se kërkesën për debat opozita duhet ta bëjë sipas rregullores dhe mos ta përdorë çështjen për propagandë.
(A2 Televizion)