Panik në Rrogozhinë, ylli i kampionatit bie pa ndjenja

Nga A2 CNN
2023-11-11 13:57:00 | Futboll

Sulmuesi i Egnatias së Rrogozhinës, Dwamena, ka humbur ndjenjat në fushën e lojës në ndeshjen kundër Partizanit.

Në minutën e 25 të ndeshjes, goleadori i kampionatit shqiptar, pa pasur kontakt me asnjë prej futbollistëve kundërshtarë, ra në fushë pa ndjenja. Mjekët i dhanë ndihmën e parë dhe fatmirësisht, ai arriti të përmendej, ndërsa më pas u dërgua menjëherë me ambulancë në spital.

28-vjeçari ka shfaqur edhe më parë probleme me zemrën dhe një rast i ngjashëm ka ndodhur me të edhe në sezonin e kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos