Ne i njohëm në ditë nevoje, por na dhanë një lloj garancie edhe në distancë. Asetet shqiptare, veçanërisht në fushën e mjekësisë, që mësuam se ishin të panumërt, profesionalë, të arrirë si mjekja shqiptare Rudina Muzina, epidemiologe në një spital në Teksas, e cila mban postin e drejtoreshës së kërkimit në North Texas Heart Center. Në një lidhje me “Skype” në A2, mjekja shqiptare foli mbi situatën e pandemisë, veçanërisht në Teksas ku ajo jeton dhe në Shqipëri. (A2 Televizion)
Epidemiologia shqiptare në Teksas: Po punohet për rreth 70 vaksina njëkohësisht
