Edward Snowden së shpejti mund të jetë zyrtarisht nënshtetas rus. Lajmin e pohoi vetë agjenti i CIA-s, prej vitesh një nga personat më të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që e akuzojnë për tradhti kombëtare.
“Pas vitesh ndarje nga prindërit tanë, unë dhe bashkëshortja ime nuk duam të ndahemi nga fëmija jonë. Për këtë arsyeje, po aplikojmë për të pasur shtetësinë e dyfishtë ruse dhe amerikane. Do të mbetemi gjithmonë amerikanë dhe do të rrisim fëmijën tonë me vlerat e lirisë amerikane. ”, deklaroi Snowden, që vetëm pak kohë më parë zbuloi se pret një fëmijë nga bashkëshortja Lindsay Mills.
Nënshtetësia e dyfishtë në Rusi nuk ishte e mundur deri në prill të këtij viti, kur një ligj i ri kaloi në Duma, parlamentin rus. Snowden banon në mërgim në Moskë nga viti 2013, dhe vetëm kohët e fundit kishte marrë leje qëndrimi të rregullt.

Amerikani ndodhet në Rusi, pas një periudhe si i kërkuar në Hong Kong, pasi vodhi një sasi të konsiderueshme dokumentesh sekrete, të përllogaritur në 1.5 milionë të tillë, nga NSA (National Security Agency) në kohën kur punonte aty si bashkëpunëtor. Disa prej atyre dokumenteve zbuluan për herë të parë dimensionet efektive të rrjetit të survejimit global të agjencive sekrete amerikane, i përhapur në gjithë kontinentin. (A2 Televizion)