Itali, sot 233 viktima nga COVID-19

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2020, 17:27 | Bota
Itali, sot 233 viktima nga COVID-19

Bilanci i sotëm i pandemisë në Itali ndikohet nga numri më i ulët i tamponëve të kryera, 135 mije nga 183 mijë të ditës së djeshme. Ulen relativisht edhe të infektuarit e rinj, që janë 22253 nga pothuajse 30 mijë të ditës së djeshme.

Por që situata mbetet e rëndë madje në përkeqësim e zbulon një tjetër tregues, ai i viktimave. Sot ishin 233, ndërkohë që 24 orë më parë ishin 208, me rreth 200 mijë persona të shtruara në terapi intensive.

Në Lombardia me 5278 dhe Kampanja me 2861 mbeten rajonet italiane më të goditura nga vala e dytë e pandemisë . (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/11/02/italia-i-reziston-izolimit-conte-prezanton-kufizimet-e-reja-me-te-ashpra/

A2 CNN Livestream

Latest Videos