
Një ditë pas dorëheqjes dhe udhëtimit të tij drejt Hagës pas konfirmimit të akuzave për krime lufte, EULEX ka bastisur, mëngjesin e së premtes, shtëpinë e ish-presidentit, Hashim Thaçi.
Gjithashtu, kontrolle janë duke u zhvilluar dhe në banesat e ish-kreut të PDK, Kadri Veseli dhe kreut të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Në prill, Prokuroria Speciale në Hagë, paraqiti një aktakuzë për shqyrtim në Dhomat e Specializuara. Në dokumentin me 10 pika kërkohej ngarkimi i Thaçit, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe disa personave të tjerë me “krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe tortura”.
Zyrtarë të EULEX-it janë parë edhe në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ndërsa Policia e Kosovës ndodhet jashtë objektit. (A2 Televizion)