EULEX bastis shtëpinë e Jakup Krasniqit

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2020, 09:48 | Kosova
EULEX bastis shtëpinë e Jakup Krasniqit

Mediat kosovare raportojnë se forca të shumta policore të Eulex kanë bastisur, mëngjesin e së mërkurës, banesën e Jakup Krasniqit në Prishtinë.

Rreth orës 06:00 të mëngjesit, disa makina të Eulex kanë mbërritur pranë banesës së ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kanë hyrë brenda.

Motivet e këtij operacioni janë ende të paqarta, ndërkohë që mbahen të bllokuara dhe rrugët që të çonin për në banesën e Krasniqit.

Jakup Krasniqi është një ndër drejtuesit e luftës së Kosovës dhe më pas ka mbajtur disa poste të rëndësishme zyrtare mes të cilëve dhe atë të Kryetarit të Kuvendit. Tashmë, Krasniqi është drejtues i Këshillit Kombëtar të Nismës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos