Si një klishe e mbetur nga koha e socializmit, kur klasa punëtore, siç quhej në Shqipëri, festonte në 1 maj, edhe sot ky atavizëm ka mbetur me një urim pikërisht këtë ditë: gëzuar 1 Majin! Por, në fakt, çfarë ka për të festuar dhe ku është pjesa që punon sot në 2023? Nga kronikat e përditshme, problemi më i madh në fakt është pikërisht krahu i punës, që në thelb ka të bëjë me ikjen e të rinjve në masë për të punuar jashtë shtetit. Por, ndërkohë, ekonomia jonë po njeh edhe një rënie shumë të thellë të euros si monedhë. Ne prekëm këto çështje me specialistin e ekonomisë, Igli Tola. (A2 Televizion)
Euro e zhvlerësuar, klasa punëtore në emigrim
