Eurostat: Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë

Nga A2 CNN
4 Mars 2021, 07:16 | Ekonomi
Eurostat: Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat

Shqipëria është vendi i fundit në Evropë për sa i takon të ardhurave për frymë. Sipas një raporti të Eurostat, vendi ynë në vitet 2018 dhe 2019 regjistroi një të ardhur mesatare vjetore për frymë në vlerën e 4500 eurove, 700 me pak se Maqedonia e Veriut dhe 1600 më pak se Serbia.

Rajonin e kryeson Mali i zi me të ardhura 7500 euro, ndërkohë që mesatarja vjetore e BE-së është 31 mijë euro.

Për sa i takon zonave të vendit, veriu paraqitet më keq me 3600 euro për frymë pastaj jugu me 4000 euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos