Eva Dumani ende në Al-Hawl, A2 “zbërthen” çadrën e jetimëve në kamp

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2020, 15:23 | Sociale
Eva Dumani ende në Al-Hawl, A2 “zbërthen”

A2 ka mundur të zbulojë se ku Elona Shuli, Eva Dumani dhe shqiptarët e tjerë, po qëndrojnë në kampin Al-Hawl.

15-vjeçarja, e cila u nda nga i vëllai, Endri, vijon të jetë në kampin e ferrit ndërsa është e shqetësuar për shkak se numri celular i cili përdoret prej tyre për të komunikuar është shpërndarë në shumë persona.

Në rikrijimin grafik të zonës, shqiptarët, mes tyre jetimët e familjes Shuli dhe Eva Dumani, qëndrojnë në këtë çadër me mbulesën me lule. Kjo është tenda e Elona Shulit, ndërsa ky fakt konfirmohet dhe nga pamjet e një viti më parë.

15-vjeçarja, Eva Dumani, është personi i parë që grupi ynë i xhirimit takohet dhe drejtohet për te zona ku qëndrojnë familjet shqiptare. Vendndodhja është në skajin jugperëndimor të kampit. Në zonë gjenden 5 çadra, të gjitha të shqiptarëve.

Që në mbërritje, në takimin me Mentije Dumanin, e para Jusra Shuli del nga çadra e saj. Gjatë intervistës me gjyshen, e cila humbi jetën në kamp, nga e njëjta çadër del Erma Shuli me Suhejb Cakën, ndërsa në krah qëndron Jusra. Fëmija me bluzë të kuqe është Ibrahim Shuli. Vetëm Elona Shuli nuk është në zonë pasi kishte shkuar për të marrë ushqime.

Ndërkohë, Jusra është e pranishme përgjatë gjithë kohës pranë grupit tonë të xhirimit. Të gjithë jetimët e familjes Shuli nuk u arritën të merreshin gjatë operacionit për nxjerrjen e tyre. Mes familjeve të mbetura në Al-Hawl vijojnë të jenë dhe Myrvete Dibra dhe dy vajzat e saj, Hajrije Taushani me nipin e mbesën, por që mban dhe Abdullah Hamzën, 2-vjeçarin jetim si dhe Emanuela Daci me 3 fëmijë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/27/riatdhesimi-i-shqiptareve-nga-siria-nena-ritakohet-me-te-birin-pas-6-vitesh/
https://a2news.com/2020/10/26/shqiptaret-ne-siri-5-kthehen-te-tjeret-nuk-pranojne-dhe-fshihen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos