Evropiani i basketbollit, Shqipëria regjistron humbjen e katërt në grup

Nga A2 CNN
22 Gusht 2019, 12:14 | Sporte të tjera
Evropiani i basketbollit, Shqipëria regjistron humbjen e katërt

Kombëtarja shqiptare e basketbollit për meshkuj ka pësuar humbjen e katërt në eleminatoret për Evropianin e vitit 2021.

Përfaqësuesja kuqezi u mund me rezultatin 68-57 përballë Danimarkës në grupin E, atje ku ndodhet edhe kombëtarja bjelloruse.

Shqipëria zhvilloi një ndeshje të mire, por performanca e dobët në periodën e katërt i kushtoi kuqezinjve humbjen.

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali nuk ka regjistruar ende asnjë fitore në këto kualifikuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos