Nuk pranoi që ta qeraste, McGregor godet me grusht të moshuarin

Nga A2 CNN
15 Gusht 2019, 15:15 | Sporte të tjera

Conor McGregor është filmuar duke goditur një burrë të moshuar në një pub në Dublin, pasi ai refuzoi të pinte një “shot” me të. Mediat britanike raportojnë se incidenti ka ndodhur në 6 prill të këtij viti, por vetëm së fundmi video e tij është bërë publike.

Ish-kampioni i UFC shihet teksa futet në lokal dhe nis të shpërndajë gotat për të qerasur të gjithë me nga uiskin “Proper Twelve” të cilin e prodhon kompania në pronësi të tij. Por pasi burri me thinja e refuzon dy herë ofertën e tij, McGregor e godet me grusht në fytyrë, sikur të ishte në oktagon, duke i lënë të shtangur të pranishmit e tjerë.

https://youtu.be/I-u1B-pPl_c

Edhe më befasues reagimi i burrit, që mendohet të jetë në të 60-at, i cili nuk lëviz fare nga vendi ndërsa shoqëruesit e McGregor e nxjerrin jashtë lokalit. Incidenti mësohet se është raportuar në polici dhe hetimet mësohet se vazhdojnë ende.

Nuk është hera e parë që McGregor përfshihet në sherre të tilla. Në mars të këtij viti, irlandezi u arrestua për grabitje dhe sjellje kriminale në Majami, pasi theu telefonin e një tifozi. Ndërsa në prill 2018, u akuzua për sulm ndaj personit në Nju Jork, pasi goditi me mjete të forta një autobus ku ndodhej kundërshtari i tij në UFC, Khabib Nurmagomedov dhe disa të tjerë. (A2 Televizion)

Lokali ku ndodhi incidenti

A2 CNN Livestream

Latest Videos