
Pas përfaqësueses së madhe, edhe Italia e Shpresave ka zhgënjyer. Në Evropianin U21, axurrët nuk kanë kaluar dot as fazën e grupeve, pasi u mundën nga Norvegjia me rezultatin 1-0.
Në ndeshjen tjetër, Franca mposhti Zvicrën 4-1, por të dyja këto skuadra kaluan në turin pasardhës.
Në çerekfinalet e Evropianit U-21, Franca do të përballet me Ukrainën, Spanja me Zvicrën, Anglia me Portugalinë dhe Gjeorgjia me Izraelin. (A2 Televizion)