
Edhe pse marrëveshja ishte arritur javë më parë, tashmë formalizohet transferimi i Visar Bekajt te Hatajspor. Pasi i dha fund aventurës 3-vjeçare te Tirana, portieri u bashkua me ekipin e ri, që ra nga elita e futbollit turk dhe do të luajë në Ligën e Parë.
Klubi publikoi foto të momentit kur Bekaj do të kryente vizitat mjekësore. Portieri transferohet si lojtar i lirë. Në sezonin e fundit ai u dënua me një vit larg fushave të lojës nga Disiplina, pas sherrit masiv në ndeshjen Bylis-Tirana, ku bardheblutë humbën titullin kampion.
Më pas Komisioni i Apelit e uli në vetëm dy ndeshje dënimin për Visar Bekaj, ç’ka i jep mundësi gardianit të aktivizohet pa probleme në Turqi. (A2 Televizion)