Mediat britanike kanë prezantuar së fundmi një fanellë të re e cila mendohet se do të përdoret nga ekipi i Arsenalit gjatë sezonit të ri futbollistik 2020-2021 në ndeshjet jashtë shtëpisë.
Për herë të parë fanella është pothuajse e bardhë me disa spërkatje të kuqe mbi të, gjë që ka sjellë dhe reagimin e menjëhershëm të tifozëve të “Topçinjve”.
Kritikat e fansave kanë shkuar deri aty sa e kanë krahasuar uniformën e re të ekipit të futbollit, me një skenë të njohur nga filmi horror ikonë i aktorit Patrick Bateman, i titulluar “American Psycho”. (A2 Televizion)