Qeveria nuk ka nxjerrë ende faturën e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit. Shifra e vetme e bërë publike deri më tani është ajo e dhënë nga kryetari i Komitetit të rindërtimit, Arben Ahmetaj për 200 milionë euro, duke filluar nga 1 janari. Para këto që do të gjenerohen 150 milionë euro nga donacionet e huaja dhe 50 milionë euro nga buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm. Mësohet se diskutimet për rishikimin e draftit më të rëndësishëm të financave publike do të nisin pasditen e sotme në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Ndryshimet në zërat e buxhetit do të bëhen nga deputetët nëpërmjet amendimeve të ligjit, në bashkëpunim edhe me ministrinë e Financave. Për të diskutuar pikërisht mbi efektet post tërmet tek ekonomia, sesi qeveria po e menaxhon dhe mundësitë financiare për ta përballuar, i ftuar në A2 Business, Rrezart Priftin, ekspert për ekonominë, pedagog në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës. (A2 Televizion)
Fatura e tërmetit, si do të sigurohen fondet?
