
Një makinë tip Mercedes Benz GLE ka pësuar dëmtime të shumta pas një shpërthimi mëngjesin e të martës, raporton A2 CNN. Makina figuron në emër të bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri, Nexhi Beqiri.
Mjeti ka qenë i parkuar kur ka ndodhur shpërthimi.
“Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. (A2 Televizion)