I kërkuan 20 mijë lekë qytetarit për të mos e gjobitur, arrestohen dy policë

Nga A2 CNN
13 Tetor 2026, 09:49 | Kronikë

I kërkuan 20 mijë lekë qytetarit për të mos e gjobitur,

Dy efektivë të Komisariatit numër 4 në të Policisë së Tiranës janë arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi akuzohen se kanë kërkuar ryshfet për të mos vendosur një gjobë.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie, me detyrë në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë, të dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, të parashkruara nga nenet 259, 248 dhe 25 të Kodit Penal.

1. A. S, 20 vjeç, me gradën Inspektor, me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë.

2. Xh. F, 23 vjeç, me gradën Inspektor, me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tirane. Drejtoria Rajonale Tiranë”, tha AMP.

Hetimi ka nisur pas kallëzimit të një qytetari. Nga veprimet hetimore dyshohet se punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dhe marrë një shumë prej 20.000 lekësh, në këmbim të mosndëshkimit për një shkelje rrugore.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos