Fëmijët e Amerikës së viteve 1940

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2020, 17:50 | Fotolajme

Fotografi të jashtëzakonshme, botuar së fundmi nga Libraria e Kongresit Amerikan, zbulojnë jetën e fëmijëve në Shtetet e Bashkuara në vitet 1940, teksa vendi ishte ngritur nga Depresioni i Madh dhe po bëhej gati të futej në Luftën II Botërore.

Fëmijët e atyre viteve u gjendën në mes të transformimeve të mëdha. Për shkak të varfërisë në zonat rurale, shumë prej tyre u detyruan të punonin në ara dhe fabrika për të ndihmuar familjet.

Në total, Libraria e Kongresit ka publikuar 171 mijë fotografi, të skanuara dhe të ngarkuara në rrjet. Ato janë të gjitha të realizuara nga fotografë të Administratës së Sigurisë së Fermave, që merrej me mbarëvajtjen e zonave rurale, të rigjallëruara nga një seri investimesh të qeverisë federale në ato vite.

Shumë fotografi tregojnë edhe fëmijë që arsimohen ose marrin kujdes shëndetësor, por edhe argëtohen në parqet e lodrave. Ndërsa ndarja racore, një fenomen tepër i përhapur në ato vite, vihet në dukje përmes dëshmisë së kushteve të tmerrshme të jetesës të komuniteti afro-amerikan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos