
Jeta Deda është emëruar drejtoresha e re e Spitalit Universitar, Shefqet Ndroqi, duke zëvendësuar në këtë detyrë Elisaveta Treskën.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociali përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“Jeta Deda merr drejtimin e Spitalit Universitar ‘Shefqet Ndroqi’, me përgjegjësinë për të çuar përpara prioritetet e këtij institucioni, në funksion të forcimit të kapaciteteve spitalore, mirëmenaxhimit dhe rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve”, thuhet në njoftimin e ministrisë, teksa vlerësohet edhe puna e Treksës për angazhimin dhe kontributin e saj.
“Mirënjohje Elisavetën Treskës për angazhimin dhe kontributin e saj dhe suksese drejtoreshës së re të përgjithshme Jeta Deda, në detyrën e re!”, vijon më tej njoftimi i ministrisë.
Para marrjes së drejtimin të spitalit “Shefqet Ndroqi, Jeta Deda ka mbajtur detyrën e Këshilltares së Jashtme në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Deda ka mbajtur edhe më herët poste drejtuese, pasi nga dhjetori 2021 deri në nëntor 2023 ka qenë në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. (A2 Televizion)