Pogradeci dhe Buçimasi pa energji elektrike, OSHEE njofton ndërprerjen për shkak të një avarie

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2026, 16:50 | Aktualitet

Pogradeci dhe Buçimasi pa energji elektrike, OSHEE njofton

OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në të gjithë qytetin e Pogradecit dhe në Njësinë Administrative Buçimas, për shkak të një avarie në nënstacionin elektrik.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë rreth dy orë, nga ora 16:00 deri në 18:00 të ditës së sotme, ndërsa ndërhyrja ka si qëllim riparimin e defektit në nënstacion.

OSHEE u kërkon mirëkuptimin abonentëve për këtë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos