Ferrari triumfon në “shtëpi” pas 9 vitesh, Leclerc spektakolar

Nga A2 CNN
8 Shtator 2019, 16:34 | Sporte të tjera

Charles Leclerc ka dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare në Formula 1, duke rikthyer te fitorja Ferrarin në Çmimin e Madh të Monza-s pas 9 vitesh.

Piloti i talentuar francez realizoi një garë fantastike në pistën e shtëpisë për Ferrarin. Ai u nis i pari dhe e ruajti këtë pozicion deri në finish. Presioni i makinave Mercedes ishte i madh, me Hamilton që i qëndroi francezit për disa xhiro shumë pranë, në një distancë më pak se një sekondë, por piloti i Ferrarit ishte i pakalueshëm, duke treguar vlera të mëdha.

Në fund, Hamilton u kalua edhe nga Bottas, pasi u fut në bokse vetëm 3 xhiro para fundit, duke marrë vendin e tretë në podium.

https://a2news.com/2019/09/08/francezi-qe-gezoi-italianet-leclerc-ishte-nje-enderr/

Sa i përket pilotit gjerman të Ferrarit, kjo ishte një garë tjetër për t'u harruar. I nisur nga vendi i katërt, Vettel dëmtoi makinën pasi doli nga pista e në fund u rendit vetëm në vendin e 14-të. (A2 Televizion)

Gëzimi mëse legjitim i Leclerc ende pa zbritur nga makina

https://twitter.com/CanalplusF1/status/1170706514774056960

A2 CNN Livestream

Latest Videos