
Rafael Nadal ka siguruar gjysmëfinalet e US OPEN dhe ka vendosur njërën dorë tek trofeu i 19 “Grand Slam” në karrierën e tij.
Tenisti spanjoll mundi pa vështirësi argjentinasin Schwarzmann, ndërsa tashmë do të sfidojë Matteo Berrettinin, i cili është kthyer në tenistin e dytë italian të të gjitha kohërave që arrin një gjysmëfinale të këtij turneu.
Dueli tjetër për një vend në finale do t’i takojë çiftit Dani Medvedev dhe Grigor Dimitrov, njeriut që bëri mrekullinë duke lënë jashtë një legjendë si Roger Federer. (A2 Televizion)