
Talebanët njoftuan një armëpushim 3-ditor me forcat ushtarake afgane me rastin e festës myslimane të Fiter Bajramit. Vendim ky që pason disa muaj përleshje të ashpra mes palëve që iu kanë marrë jetën qindra personave.
Presidenti afgan, Ashraf Gani përshëndeti vendimin e grupit islamik dhe deklaroi se ushtarët do ta respektojnë me të gjitha kushtet këtë armëpushim, me shpresën për të ulur dhunën në vend.
Armëpushime të ngjashme janë vendosur edhe më parë me rastin e festave fetare, por shpesh herë nuk janë respektuar dhe nuk kanë zgjatur.
“Mos ndërmerrni asnjë ofensivë kundër armikut në asnjë vend. Nëse sulmoheni nga ta, mbroni veten”, deklaroi zëdhënësi i talebanëve, Zebihullah Mujahid. (A2 Televizion)