Nuk ishte i vetmi lider botëror që tallej me koronavirusin, deri në muajin mars. Ndryshe nga shumë të tjerë, gjithsesi, ai nuk toleronte mendimin ndryshe, duke kërcënuar mjekët dhe gazetarët që sugjeronin masa shtrënguese.
Por Ramzan Kadyrov, presidenti dhe sunduesi pa rivalë i Çeçenisë, e kishte recetën e tij. “Mjaltë, limon dhe hudhër” ishin më se të mjaftueshëm për 43-vjeçarin që prej të paktën 10 vjetësh bën ligjin në Grozny.

Ramzan Kadyrov është lideri çeçen nga viti 2007 
Fillimisht ai luftoi kundër rusëve gjatë luftës ku pjesë e mirë e vendit u shkatërrua 
Kryeqyteti Grozny në 1999 
Grozny, 1999 
Por me ardhjen në pushtet të Putin, Kadyrov kalon me rusët 
Me mitin e tij Vladimir Putin 
Rusia investon në Grozny, duke e shndërruar 
Por akuzat për metodat autoritare të Kadyrov janë të shumta 
Ramzan Kadyrov 
Tigrat janë pasioni i tij, si dhe futbolli 
Ramzan Kadyrov 
Ramzan Kadyrov me Diego Maradona, gjatë një ndeshje miqësore 
Me Salah
Por ditët e fundit, fillimisht sipas disa portaleve opozitare, por më vonë të mbështetura edhe nga agjencitë shtetërore si Tass dhe Interfax, lideri çeçen është infektuar nga COVID-19, dhe është transportuar në Moskë me aeroplanin e tij personal , ku po kurohet në Spitalin klinik Qendror, që zakonisht preferohet nga nomenklatura ruse. Pak dihet për gjendjen e tij, por disa burime flasin për dëme të mëdha në mushkëri.
Kadyrov është një nga personalitetet më kontroverse të politikës në Kaukaz. Bashkë me të atin Akhmad, ai ka luftuar me vite rusët gjatë luftës së parë në Çeçeni. Por me ardhjen në pushtet të Putin, gjithçka ndryshoi për familjen e tij, dhe mbështetja e tyre ndaj forcave ruse kundër rebelëve që kishin mbetur gjatë luftës së dytë çeçene, në 1999, i hapi dyert e pushtetit.
Mbështetja e Putin ka transformuar republikën autonome, me financime të mëdha që kanë shëruar disi plagët e luftës, por qeverisja e Kadyrov mbetet autoritare, dhe janë të shumta akuzat për tortura ndaj opozitarëve. (A2 Televizion)